Fëmijët në aksion!

Zgjidhni një klasë dhe grupmoshë të përshtatshme për fëmijën tuaj

Përse Socatots?

Misioni i SOCATOTS është të angazhojë gjithnjë e më shumë fëmijë në aktivitet fizik, duke përdorur futbollin si mjet. Ne mësojmë modelet themelore të lëvizjes, ekuilibrin dhe koordinimin motorik. Më e rëndësishmja, ne sigurojmë që aktiviteti fizik të jetë argëtues. Gjithçka që bëjmë përqendrohet tek ndihma që fëmijët të zhvillohen së pari si njerëz, pastaj si sportdashës.

Seancat tona

Socatots

Ne paraqesim një program të plotë për fëmijët, për të zhvilluar aftësinë fizike dhe mendore të tyre. Ne e bëjmë atë përmes aktiviteteve fizike të mirënjohura, argëtuese dhe tërheqëse për fëmijët dhe prindërit e tyre. Duke përdorur futbollin si një mjet, ne i mundësojmë fëmijëve të mësojnë numrat, alfabetin, ngjyrat dhe pjesët e trupit duke përmirësuar përqendrimin dhe kujtesën e tyre, por edhe modelet themelore të lëvizjes, ekuilibrin dhe koordinimin motorik.

E përshtatshme për të gjitha grupmoshat parashkollore

6 muaj deri në 1 vjeç

Seancat përqendrohen në ndihmën e fëmijëve për lëvizje dhe zvarritje, duke përdorur pajisje dhe ushtrime të përshtatshme. Aktivitetet për ata që nuk mund të ecin ende, kanë për qëllim zhvillimin e koordinimit dhe lëvizjeve të këmbëve dhe mësimin e të ndenjurit ulur. Ushtrimet e lehta ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë ekuilibrin. Në këtë moshë, qasja e SOCATOTS përqendrohet në stimulimin e zhvillimit të aftësive shoqërore, personalitetit, aftësive të komunikimit, bazave të numërimit, gjuhës dhe zhvillimit fizik.

1 vjeç - 3 vjeç

Sapo fëmijët të ecin, ata mund të fillojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre fizike më tej në fushat e koordinimit, ekuilibrit dhe shkathtësisë. Duke përdorur aftësitë themelore të kontrollit të topit të fituara gjatë seancave të hershme me SOCATOTS, fëmijët fillojnë të përparojnë me shpejtësi, duke zbatuar ekuilibrin që ata kanë krijuar tashmë për të kontrolluar topin në ajër në mënyra të reja.

3 vjeç deri në 5 vjeç

Aktivitetet për këtë grupmoshë përqendrohen rreth aftësive të kontrollit dhe koordinimit të topit, të fituara gjatë seancave të grupit të parë dhe të dytë. Fëmijët mësojnë më shumë komanda sfiduese dhe zhvillojnë zakone të mira, të tilla si mbajtja e kokës lart, ndërsa praktikojnë punën me këmbë. Futen aktivitete të thjeshta që përfshijnë kontrollin e topit në ajër dhe fëmijët inkurajohen të përmirësojnë aftësitë e tyre të xhonglimit. Ata ende punojnë me prindërit ose kujdestarët e tyre, por gjithashtu bashkëpunojnë me fëmijë të tjerë në grupe të vogla.